PunëtorAI
Hyr

Pyetjet që na bëjnë më shpesh.

Sa kohë duhet për ta nisur?

Zakonisht gati brenda një dite. Ngarkon listën e çmimeve, FAQ-të dhe info për produktet — ose jep faqen e internetit dhe e lexon vetë. E teston vetë para se t'u përgjigjet klientëve të vërtetë. Pastaj mëson nga çdo përgjigje që ti u jep klientëve, pasi ta konfirmosh.

A flet vërtet shqip mirë?

Po — shqipja është gjuha e parë, jo një përkthim. Trajnohet me tonin e markës tënde dhe i përgjigjet klientit në gjuhën në të cilën shkruan (p.sh. anglisht, italisht, gjermanisht, greqisht); gjuhët mund t'i kufizosh. Ndërfaqja e widget-it në faqe vjen në 5 gjuhë: shqip, anglisht, italisht, gjermanisht dhe greqisht.

Çfarë ndodh kur nuk e di përgjigjen?

Përgjigjet vetëm nga informacioni yt. Kur pyetja del jashtë asaj që di, ose kur klienti është i nervozuar, ta kalon bisedën ty me gjithë kontekstin — dhe ti njoftohesh në çast.

Ku ruhen të dhënat e mia?

Ruajmë vetëm atë që duhet për t'iu përgjigjur klientëve të tu: përmbajtjen që na jep dhe bisedat e kanaleve që lidh. Ti mund të kërkosh fshirjen në çdo kohë. Detajet janë te Politika e Privatësisë.

Në cilat kanale punon?

Instagram DM, WhatsApp, Facebook Messenger dhe chat-i i faqes tënde — i njëjti punonjës, kudo. Kanalet varen nga plani që zgjedh.

Çfarë ndodh nëse i mbaroj bisedat e planit?

Një bisedë është komunikimi me një klient, në një kanal, gjatë një dite kalendarike. Ju njoftojmë kur arrini 70% dhe 90% të bisedave të planit, dhe një bisedë e nisur nuk ndërpritet. Mbi limitin, bisedat e reja i kalojnë ekipit tuaj pa përgjigje AI, derisa të shtoni biseda (Starter 0,70 €, Professional 0,60 €, Business 0,50 € secila, pa TVSH) ose të kaloni në një plan më të madh.

A mund ta anuloj?

Po. Planet janë mujore, pa kontrata afatgjata — anulon kur të duash dhe punonjësi mbaron turnin në fund të periudhës së paguar.

S'e gjete përgjigjen? Na shkruaj në WhatsApp